Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, është shpallur kampion.
Ai e mposhti kolumbianin, Edwin Riascos.
Bakaj e nokautoi tre herë rresht Riascosin në rundin e dytë para se gjyqtari ta përfundonte ‘luftën’.
Boksieri shqiptar me këtë rast mori titullin “Ibo Continental”.
Kjo ishte fitorja e 12-të në karrierën profesionale të Roberto Bakajt.
Stadiumi “Besëlidhja”, në Lezhë ishte mbushur në mbështetje të tij.
The post Boksieri shqiptar nokauton tre herë rresht kolumbianin, shpallet kampion në “Ibo Continental” appeared first on Klan Kosova.


