Home > Uncategorized > Britanikja fiton të artën në 800 metra vrapim

Britanikja fiton të artën në 800 metra vrapim

//
/
Comments are Off

Keely Hodginkson e ka fituar medaljen e artë në vrapim 800 metra për gra.

22-vjeçarja i ishte futur kësaj gare me kohën më të mirë në botë për sivjet, dhe e mbajti premtimin që të marrë të artën e parë për Britaninë e Madhe pas tetë vjetësh.

Ajo e përfundoi garën me një kohë prej një minute e 56 sekondave e 72 të qindtave, para vrapueses nga Etiopia, Tside Duguma, që pati një kohë prej një minute e 57 sekondave e 15 të qindtave.

Ndërkaq, vrapuesja nga Kenia, Mary Moraa, doli e treta me një kohë prej një minute e 57 sekondave e 42 të qindtave.

The post Britanikja fiton të artën në 800 metra vrapim appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights