Drita zbret të enjten në “Skonto Stadions” të Rigas, për ta zhvilluar duelin e parë ndaj FK Auda, skuadër kjo e cila po gëzon formë shumë të mirë kohëve të fundit.
Plot tetë fitore në po kaq ndeshje, është bilanci që letonezët po e përjetojnë në muajin e fundit, madje me mesatare dy ndeshje për javë të zhvilluara, njofton klankosova.tv.
Mbrojtësi tetovar i “Intelektualëve” Egzon Bejtullai, thotë të mos e njohin shumë kundërshtarin me të cilin do ndeshen në rrethin e tretë të Konferenc evropiane, por se qëllimi i tyre është t’i kalojnë ata.
“Nuk kemi shumë njohuri për ekipin e Auda por besoj që kemi mjaftueshëm kohe për ta përgaditur ndeshjen. Nuk do të jetë e lehtë sepse në këtë nivel garash nuk ka ekip të lehtë por ne do të bëjm maksimumin që të arrijmë objektivin tonë”, deklaroi Bejtullai për faqen zyrtare të klubit të tij.
Ky ballafaqim fillon nga ora 17:00, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton klankosova.tv.
Nëse i kalon letonezët, Drita do të ndeshet në Play-Off me fituesin e duelit Brondby – Legia e Varshavës.
The post Drita pak e njeh kundërshtarin, FK Auda është në ‘top formë’ appeared first on Klan Kosova.