Home > Uncategorized > Strakoshës i shënon gol portieri prej 100 metra largësi (VIDEO)

Strakoshës i shënon gol portieri prej 100 metra largësi (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Portieri i kombëtarës së Shqipërisë, Thomas Strakosha është befasuar në Armeni nga ‘homologu’ i tij, duke pësuar gol nga një distancë prej rreth 100 metra.

Gardiani i FC Noah, Ognjen Cancarevic, dërgoi topin nga zona e tij drejt portës kundërshtare, duke e mposhtur shqiptarin që mbron ngjyrat e AEK-ut, njofton klankosova.tv

Në këtë duel të UEFA Europa Conference League, ku drejtësinë e ndanë gjyqtarët nga Kosova, Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, vendasit mposhtën grekët me rezultat 3-1.

Goli që Strakosha e pësoi nga “himalajet” ishte i treti në këtë takim, ku Noah kaloi në epersi 2-1.

L’AEK qui encaisse un but… du gardien de Noah sur un dégagement qui surprend Strakosha. Mais WTF ?? pic.twitter.com/PQCwtbi0KC

— Football Grec France (@footgrec) August 6, 2024

The post Strakoshës i shënon gol portieri prej 100 metra largësi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights