Home > Uncategorized > Tri triumfe me rezultate minimale në çerekfinalet e Olimpiadës në hendboll

Tri triumfe me rezultate minimale në çerekfinalet e Olimpiadës në hendboll

//
/
Comments are Off

Sot janë mësuar tre çerekfinalistë të Olimpiadës në hendboll teksa në mbrëmje do të mësohet edhe i katërti.

Vlen të përmendet që në të tria ndeshjet rezultati ka qenë minimal.

Në çerekfinalen e parë, Spanja mundi Egjiptin, 29:28, ndërkaq në të dytën, Gjermania mundi në lojë shtesë nikoqirin, Francën, 35:34.

Danimarka fitoi kundër Suedisë me rezultat 32:31 duke siguruar po ashtu një vend në gjysmëfinale.

Çerekfinalisti i katërt vendoset sonte nga ora 21:30, midis Norvegjisë dhe Sllovenisë.

The post Tri triumfe me rezultate minimale në çerekfinalet e Olimpiadës në hendboll appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights