Home > Uncategorized > Inskenime të rrezikshme, kush qëndron prapa mashtrimeve online?

Inskenime të rrezikshme, kush qëndron prapa mashtrimeve online?

//
/
Comments are Off

Gazetarë kosovarë, udhëheqës emisionesh e pronarë mediash, janë bërë pjesë e një fushate ku indetitetet e tyre po përdorën nga disa faqe interneti, të kamuflluara si portale aktive.

E tillë është edhe ajo që po quhet “The Pristina Post” e që në fakt është inekzistente si medium, raporton klankosova.tv.

Përdoruesit e rrjeteve sociale po joshën që të bëhen pjesë e platformave online, të cilat proklamojnë mundësi përfitimi në aspektin financiar. Për të qenë sa më të besueshëm tek qytetarët, është inskenuar një intervistë ndërmjet autorit të emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendit dhe publicistit Vehbi Kajtazi. Aty kamufllohet situata, gjoja se ky i fundit pa dijeni se është në transmetim të drejtpërdrejt, tregon se si është bërë milioner nga një platformë online.

Montimi shkon më tutje, gjoja se Kelmendi e fton Kajtazin t’u tregojë edhe shikuesve mënyrën se si të përfitojnë. Faqja e vazhdon mashtrimin duke pretenduar se Banka Qëndrore thërret në emision dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit.

Inskenimi kriminal vazhdon duke përdorur të dhënat e gazetarit Adriatik Kelmendi, e duke montuar hapjen e një llogarie në emër të tij, brenda platformës “N****st E**e”.

Pos montazhave që po cenojnë identitetin e gazetarëve, gjithë kjo fushatë është shumë e rrezikshme për secilin qytetar të Republikës së Kosovës, pasi ata po joshën për të “investuar” paratë e tyre, pikërisht nga besimi që kanë në mediat dhe emisionet kredibile, njofton klankosova.tv.

Gjithë ky aktivitet alarmues, ka shtyer edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që të reagojnë, duke ftuar edhe Njësitin Kibernetnik brenda Policisë së Kosovës që të angazhohet rreth kësaj çështje.

“AGK-ja, e sheh këtë fushatë si ekstremisht të rrezikshme për gazetarët dhe mediet, dhe fton Policinë e Kosovës me Njësitin Kibernetnik, që urgjentisht të hetojë prejardhjen e postimeve të tilla dhe të parandalojë vazhdimin e publikimit të tyre”, thuhet mes tjerash në një reagim të këtij Asociacioni.

Pos Kelmendit e Kajtazit, AGK bëri të ditur se të atakuar nga këto foto-montazhe janë edhe Valon Syla, Berat Buzhala e të tjerë. Në to, zakonisht është përdorur rrejshëm logoja e medias së pavarur serbe nga Mitrovica Veriore, Kossev. Ndërkohë, linqet e supozuara të lajmit përfshijnë media si Zëri, Telegrafi, Kosova Sot, dhe të ngjashme, njofton AGK, transmeton klankosova.tv.

Për ata që janë më të kujdesshëm, ka plot elemente që megjithatë tregojnë se bëhet fjalë për mashtrime, pasi edhe profilet e facebook-ut të përdorura, janë falso. Emra meshkujsh me fotografi të grave, apo anasjelltas.

Në artikujt e njejtë janë përdorur edhe të dhëna të Bankës Qëndrore të Kosovës!

The post Inskenime të rrezikshme, kush qëndron prapa mashtrimeve online? appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights