Home > Showbiz > Stresi i reagon Ministres Haxhiu: “Pse bre loçk e ke nënshkru?”

Stresi i reagon Ministres Haxhiu: “Pse bre loçk e ke nënshkru?”

///
Comments are Off

Ditën e sotme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e konfirmoi se ka nënshkruar tri kërkesa për ekstradimin në Kosovë të artistëve, Stresi dhe Noizy, e poashtu edhe ndaj DJ-it të këtij të fundit.

“Po tashmë i kam nënshkruar tri kërkesa për tre persona”, deklaroi Haxhiu për Reporteri.

Lidhur me këtë, ka reaguar Stresi përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram.

“Pse bre loçk e ke nënshkru”, ka shkruar Stresi në postimin e bërë.

Noizy dhe DJ i tij tashmë veçse janë arrestuar nga policia shqiptare, ndërsa Stresi ende ndodhet në arrati.

Verified by MonsterInsights