Home > Uncategorized > Drita e fokusuar 100% në Evropë, s’luan në javën e parë të Superligës

Drita e fokusuar 100% në Evropë, s’luan në javën e parë të Superligës

//
/
Comments are Off

Fillimi i kampionatit të ri elitar të futbollit në Kosovë, do të karakterizohet nga katër ndeshje.

Të shtunën, Llapi e pret Gjilanin, kurse Ferizaj është nikoqir i Feronikelit’74, kurse të dielen, Ballkanisi vendas luan kundër Dukagjinit, derisa Prishtina ndaj Suharekes në kryeqytet,raporton Klankosova.tv.

Si shkak i pjesmarrjes në UEFA Conference League, Drita ka kërkuar shtyerjen e ndeshjes ndaj Malishevës, për çka ka gjetur mirëkuptimin e Federatës së Futbollit të Kosovë.

“Intelektualët” të enjten më 15 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” e presin skuadrën nga Letonia, FK Auda, në duelin e kthimit, pasi të parin e humbën 1-0.

Në kërkim të një arritje historike për të kaltërtit nga Gjilani, u duhet fitorja me dy gola dallim apo të paktën një triumf minimal që mund të siguronte vazhdimet apo edhe penalltitë, njofton Klankosova.tv.

Kalimi i letonezëve pos që e kualifikon Dritën në finalet eliminatore (Play-Off), do të nënkuptonte edhe më shumë të ardhura financiare për ta.

Në të njejten fazë gjendet edhe Ballkani, që të enjten udhëton në Irlandë të Veriut, me synim për ta përmbysur Larnen, nga e cila humbi 1-0 në “Fadil Vokrri”.

The post Drita e fokusuar 100% në Evropë, s’luan në javën e parë të Superligës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights