Home > Uncategorized > Superliga nis sot me derbi, Llapi në “Zahir Pajaziti” e pret Gjilanin

Superliga nis sot me derbi, Llapi në “Zahir Pajaziti” e pret Gjilanin

//
/
Comments are Off

Këtë vikend do të nisë edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, ku sot do të luhen dy ndeshje, e dy të tjera nesër.

Llapi në “Zahir Pajatizi” do ta pres Gjilanin nga ora 17:00, e që pritet të jetë edhe ndeshja më interesante e së shtunës.

Kurse, Ferizaj do të takohet me Feronikelin, ndeshje kjo që po ashtu do të nisë nga ora 17:00, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, nesër Prishtina pas një kohe të gjatë do të luaj në “Fadil Vokrri”, ku nga ora 17:00 do ta pres ekipin e sapo inkuadruar në Superligë, Suharekën 23.

E, kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ballkani do ta pres në Suharekë Dukagjinin me fillim nga ora 17:00.

The post Superliga nis sot me derbi, Llapi në “Zahir Pajaziti” e pret Gjilanin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights