Home > Uncategorized > Livoq i Epërm, raporton se e gjuajtën me katër plumba në veturë

Livoq i Epërm, raporton se e gjuajtën me katër plumba në veturë

//
/
Comments are Off

Të dielën në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit ka raportuar se ia kanë goditur veturën me katër plumba gjatë kohës sa ishte në lëvizje.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”.

The post Livoq i Epërm, raporton se e gjuajtën me katër plumba në veturë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights