Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku ka reklamuar punët që po kryhen në komunën e Prishtnës.
Por, me këtë e ka shfrytëzuar rastin të thumbojë qeverinë qendrore, respektivisht Lëvizjen Vetëvendosje, që sipas Abdixhikut mban konferenca ku sulmon mediat, bizneset, gjyqtarët e të tjerë.
“Me hapësirat e reja shëndetësore të rinovuara e në rinovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë.”
The post Abdixhiku thumbon qeverinë qendrore: Për punë na keni ne, për sulme ata të tjerët appeared first on Klan Kosova.