Me fitoren 2-0 ndaj Atalantas në ‘UEFA Super Cup’, Real Madrid tashmë i prinë vallës edhe këtu, duke u bërë skuadra që e ka fituar më së shumti këtë trofe.
“Los Blancos” tashmë janë fitues plot gjashtë herë të kësaj finale, kurse pas tyre plasohen Barcelona dhe Milani, të cilët e kanë fituar nga pesë herë, njofton Klankosova.tv.
Madrilenët janë dukshëm liderë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi 15 herë e kanë ngritur lartë kupën e më të mirit në Evropë.
Sikur në futbollin kontinetal, “merengezët” prijnë edhe në Spanjë, pasi 36 herë janë shpallur kampion. Ndjekësi i tyre Barcelona, ka 9 tituj më pak, raporton Klankosova.tv.
Mbojtjen e titullit në La Liga, Real Madrid e nis si mysafir i skuadrës së Vedat Muriqit, RCD Mallorca, më 18 gusht, me fillim në orën 21:30.
The post Askush si Real Madridi, më i trofeshmi edhe në Superkupën evropiane appeared first on Klan Kosova.