Procesin e subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit, prindërit po e quajnë proces të mundimshëm e më të kushtueshëm.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci një ditë më parë njoftoi se kanë vendosur që blerja e teksteve shkollore të bëhet nga vetë prindërit, duke subvencionuar me nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri të pestën, e ata nga klasa e 6 deri të 9, me nga 110 euro.
Por, praktikë shumë të mundimshme po e vlerësojnë vet prindërit këtë metodë, që ishte praktikuar për herë të parë vitin e kaluar e që sipas tyre ka dështuar.
Madje, ka prindër që këtë metodë e konsiderojnë edhe më të kushtueshme.
Pos kësaj, të tjerë prindër e vlerësojnë si shumë të komplikuar gjithë këtë proces.
Mendim të njëjtë ndajnë edhe nga Këshilli i Prindërve, të cilët thonë se ky vendim është marrë pa u konsultuar me ta.
Metoda e subvencionimit të teksteve shkollore direkt tek prindërit ka nisur vitin e kaluar, ndërsa është shoqëruar me shumë dyshime edhe për keqpërdorime.
Pikërisht për këtë çështje edhe ishte themeluar një Komision Hetimor në Kuvendin e Kosovës, që të hetoj gjithë procesin e subvencionimit me tekste për nxënës vitin e kaluar.
Derisa opozita insiston se ky komision ende ka mandat valid, deputetët e Vetëvendosjes thonë se mandati i këtij mekanizimi hetues të kuvendit ka përfunduar. /Klankosova.tv
The post Prindërit për librat: Proces i mundimshëm e i kushtueshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.