Home > Uncategorized > “Superkupa e Evropës”, Atalanta i reziston Real Madridit në pjesën e parë

“Superkupa e Evropës”, Atalanta i reziston Real Madridit në pjesën e parë

//
/
Comments are Off

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e Superkupës e Evropës në futboll, ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas.

Të dyja skuadrat u munduan të krijojnë rastet tyre, por që rrjetat mbeten të pa prekura, raporton Klankosova.tv.

Madrilenët startuan me këtë 11-she: Courtois; Mendy, Rudiger, Militao, Carvajal, Tchouameni, Valverde, Vinicius, Bellingham, Rodrygo, Mbappe.

Ndërkaq skuadra nga Bergomo, zbriti në Varshavë me këtë formacion: Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac, Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri, Pasalic, De Ketelaere, Lookman.

Te tabori italian mungojnë disa lojtarë, por tre prej tyre janë ndër më të mirët që ka Atalanta, pasi Scamacca, Zaniolo dhe Toloi janë të lënduar, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër te madrilenët vazhdon të mungojë Alaba, kurse së fundmi iu bashkangjit edhe Camavinga.

The post “Superkupa e Evropës”, Atalanta i reziston Real Madridit në pjesën e parë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights