Një burrë është arrestuar në Kamenicë pasi që gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
I dyshuari siç thotë policia, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit-bastisjes në afërsi të shtëpisë tij i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit ,, Kanabis Sativa’’ dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.
The post Bastistje në një shtëpi në Kamenicë, policia gjen vazo me kanabis appeared first on Klan Kosova.