Drejtori i Emergjencave në komunën e Klinës, Qëndrim Millaku, ka folur rreth gjendjes në fshatin Sferkë, e cila gjatë ditës së sotme u përfshi nga zjarri.
Millaku në Edicionin Special në Klan Kosova tha se zjarri “për momentin është nën kontroll”.
“Nesër, në orët e mëngjesit, po presim ndihmë edhe prej anës së KFOR-it për të pasur mundësi që të intervenojmë për arsye se në zonat e thella është e pamundur me mjete të zjarrfikësve për të ndërhyrë”, tha Millaku.
Më herët, ai kishte deklaruar për Klankosova.tv se flakët i janë afruar shtëpive, por se tani ato janë futur nën kontroll dhe më larg zonave të banimit.
The post Zjarri në Sferkë të Klinës, Millaku: Po e presim ndihmën e KFOR-it appeared first on Klan Kosova.