Home > Ballina > Vrasja në Ferizaj, i dyshuar për kryerjen e veprës një zyrtar policor

Vrasja në Ferizaj, i dyshuar për kryerjen e veprës një zyrtar policor

///
Comments are Off

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me 16 gusht 2024 , në ora 19:25 , në rrugën “Engjëll Zefi” në fshatin Bibaj Komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallac”, ka ndodhur një vrasje.

“Me të marr informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësi policore reaguese dhe hetuesit. Sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor, për informata tjera ju informojmë me raport shtesë”, ka thënë për Kosovapress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, majori Qazim Reka

Verified by MonsterInsights