Home > Ballina > ​Hendbollistet e Kosovës U18 shënojnë fitore ndaj Indisë

​Hendbollistet e Kosovës U18 shënojnë fitore ndaj Indisë

///
Comments are Off

Hendbollistet e Kosovës U18 kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.

Ato kanë fituar ndaj Indisë me rezultat të lartë, 25:14.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.

Ato e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.

Hendbollistet tona kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat të lartë, 25:14.

Kjo është hera e parë që një Kombëtare e Kosovës te vajzat, në të gjitha sportet ekipore, është kualifikuar dhe paraqitet në Kampionat Botëror. Dhe tani e kemi fitoren e parë, me shpresë për të tjera në fazën e ardhshme të garave.

FHK-ja shkroi histori edhe në vitin 2019 kur me Kombëtaren U21 të hendbollistëve u paraqit në Kampionat Botëror.

Tani është vetëm hera e dytë që një ekip kombëtar i Kosovës në sportet ekipore po paraqitet në ngjarjen globale.

Fitorja e thellë ndaj Indisë pritet të shërbejë si motivim për të tjera rezultate të mira në vazhdim të Botërorit në Kinë.

Verified by MonsterInsights