Home > Uncategorized > ​I dyshuari u vetëdorëzua në stacion policor, Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

​I dyshuari u vetëdorëzua në stacion policor, Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

///
Comments are Off

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Vrasje kjo e cila ndodhi në oborrin e një salle dasmash.

Dyshohet se viktima është qëlluar nga një polic, derisa policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas Policisë i dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Verified by MonsterInsights