Home > Lajme > “Nuk ka monitoruar policët”, suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj pas rastit tragjik ku u vra një person

“Nuk ka monitoruar policët”, suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj pas rastit tragjik ku u vra një person

///
Comments are Off

Shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj është suspenduar nga detyra pas rastit tragjik të ndodhur mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku u vra një person.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ky suspendim vie pasi i njëjti thuhet se nuk ka monitoruar policët që ka pasur.

Masa e suspendimit të shefit të ndërrimit nuk u bë nga Inspektorati Policor i Kosovës por nga Policia, si masë preventive për ngjarje të tjera.

“Po mund të ju konfirmoj që kjo ka ndodhur. Është masë e cila është ndërmarrë nga policia, është masë preventive nuk është masë se zyrtari ka marrë pjesë në rast. E kemi vlerësuar se i njëjti nuk ka monitoruar policët që ka pasur dhe kjo është kështu”, ka deklaruar Reka.

Verified by MonsterInsights