Home > Uncategorized > Ukraina po shkakton dëm maksimal në Kursk, thotë Zelensky

Ukraina po shkakton dëm maksimal në Kursk, thotë Zelensky

//
/
Comments are Off

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar arritjet e forcave të tij në zonën ruse të Kurskut.

Ai inkurajoi trupat e tij që të shkaktonin “dëm maksimal në të gjitha pozicionet ruse” ndërsa përpiqeshin të shkatërronin logjistikën e ushtrisë.

“Ne shohim se okupatori po pëson humbje dhe kjo është e dobishme, shumë e dobishme për mbrojtjen tonë”, tha Zelensky përmes një video.

“Bëhet fjalë për shkatërrimin e logjistikës së ushtrisë ruse dhe zbrazjen e rezervave të tyre”,  shtoi ai, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Ne duhet të shkaktojmë dëme maksimale në të gjitha pozicionet ruse dhe ne po e bëjmë këtë”.

“Falënderoj secilin prej luftëtarëve tanë për saktësinë e tyre, i falënderoj për forcën dhe qëndrueshmërinë”.

The post Ukraina po shkakton dëm maksimal në Kursk, thotë Zelensky appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights