Në Gjykatën Speciale në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo është seanca e parë ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pas pushimeve verore.
Më 16 gusht në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, njofton Klankosova.tv.
Kjo masë ndaj tyre është vazhduar përmes dy vendimeve të ndara nga kryetari i trupit gjykues, Charles SMith III.
Në arsyetimin e këtyre vendimeve thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së, dhe që mund të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.
Paneli gjithashtu ka evidentuar se dy të akuzuarit janë në paraburgim për një periudhë të gjatë dhe se gjyqi në këtë rast është i gjatë. Kështu, iu kërkua palëve që të jenë të kujdesshëm dhe gjyqi të zhvillohet sa më shpejt që është e mundur.
Si rrjedhojë, paneli ka konstatuar vazhdimi i masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Thaçin dhe Veselin është i nevojshëm kështu që u urdhërua vazhdimi i kësaj mase.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor, njofton Klankosova.tv.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit
The post Në Hagë mbahet seanca e parë pas pushimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Klan Kosova.