Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vëngu, ka thënë se pas shumë javësh të betejave me zjarre atje situata më e qetë është sot.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive.
“Aktualisht, vatra në Arrën të Bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, ka shkruar Vëngu.
I njëjti ka shprehur mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, të Emergjencave Civile, që nga zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal. /Klankosova.tv
The post Shqipëri, situata më e qetë me zjarret që shpërthyen appeared first on Klan Kosova.