Home > Uncategorized > Arrestohet politikani serb, iu fishkëlleu ministrave në Veri (VIDEO)

Arrestohet politikani serb, iu fishkëlleu ministrave në Veri (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës është arrestuar lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.

Arrestimin e tij për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Ai tha se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë për bezdisje dhe më pas është liruar, njofton Klankosova.tv.

Arrestimi i tij u bë pasi politikani serb dyshohet se ka fishkëlluar pranë një tavoline të një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të cilët ishin sot për vizitë në Veri.

The post Arrestohet politikani serb, iu fishkëlleu ministrave në Veri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights