Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Klankosova.tv e ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Ahmeti ka bërë të ditur se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe se tashmë është duke u punuar për të sqaruar rrethanat e rastit, përcjell Klankosova.tv.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në konfirmim.
The post Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, dorasja vetëdorëzohet në Polici appeared first on Klan Kosova.