Home > Uncategorized > Policia shpall në kërkim dy persona për vjedhje në Prishtinë

Policia shpall në kërkim dy persona për vjedhje në Prishtinë

//
/
Comments are Off

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, të dyshuarit që shihni në fotografi po kërkohen për përfshirje në një rast të vjedhjes që ka ndodhur më 19 korrik të këtij viti në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.  Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thotë policia përmes njoftimit, raporton Klankosova.tv.

The post Policia shpall në kërkim dy persona për vjedhje në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights