Një klub lotarie nga Michigan fitoi çmimin prej 1 milionë dollarësh falë riciklimit të kanaçeve.
Ky grup ka luajtur lotarinë për më shumë se 30 vjet, duke financuar pjesërisht biletat me paratë e mbledhura nga riciklimi.
Pas shortit, një anëtar anonim kujtoi se nuk e kishte kontrolluar ende biletën. “Kur pashë se të gjitha numrat përputheshin, përveç Mega Ball, mendova se nuk po shihja si duhet”, tha ai, duke shtuar se e kishte konfirmuar lajmin me bashkëshortin e tij para se të thirrte një anëtar tjetër të klubit.
Fituesit planifikojnë të investojnë çmimin, por ende e kanë të vështirë ta besojnë fatin e madh. “Nuk na ka hyrë ende në mendje plotësisht”, tha përfaqësuesi i klubit, Kenneth Baran.
The post Fitojnë 1 milion dollarë nga paratë e riciklimit të kanaçeve appeared first on Klan Kosova.