Home > Uncategorized > Sveçla takon homologët në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit

Sveçla takon homologët në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit

//
/
Comments are Off

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në takimin me ministrat e brendshëm në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

“Në kuadër të tematikave kyçe të këtij samiti, asaj të luftimit të migrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, ministri Sveçla theksoi të arriturat tona në këtë drejtim si dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që bashkë me partnerët tanë të arrijmë rezultate reale përballë këtyre sfidave”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas njoftimit, Sveçla u takua edhe me Nancy Feaserin, ministre Federale e Punëve të Brendshme dhe Komuniteteve në Republikën Federale të Gjermanisë, dhe me Dame Angela Eagle, ministre e Shtetit për Siguri Kufitare dhe Azil në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në të dyja takimet, Ministri Sveçla theksoi angazhimet dhe sukseset në prioritetet tona në luftimin e krimit të organizuar, migrimit të parregullt, kontrabandave të ndryshme dhe çdo ilegaliteti tjetër”.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe palë aktive në kuadër të Procesit të Berlinit”.

The post Sveçla takon homologët në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights