Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka lëvduar portierin e këtij klubi, Thibaut Courtois.
Belgu ishte fantastik duke pritur një mori goditjesh ndaj Stuttgartit mbrëmë në javën e parë të Ligës së Kampionëve, me ç’rast edhe u shpall lojtar i ndeshjes.
“Thibaut Courtois? Ai është më i miri në botë për tani”, ka thënë Ancelotti.
“Por kam pasur portierë të mëdhenj në karrierën time, dhe tani Thibauti është më i miri, sigurisht”.
The post Ancelotti gojën plot lëvdata për Courtoisin appeared first on Klan Kosova.