Komuna e Deçanit, Pejë dhe Junikut, sot kanë pranuar pajisje teknik të kërkim-shpëtimit malor.
Në Ambasadën italiane po ashtu sot është nënshkruar marrëveshja për krijimin e stacioneve të kërkim-shpëtimit malor.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin, ambasadori Antonello De Riu, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetarët e tri komunave përfituese, Gazmend Muhaxheri, Bashkim Ramosaj dhe Ruzhdi Shehu, njofton Klankosova.tv
Për këtë donacion, ministrja Hajdari e falënderojë Qeverinë italiane.
Ajo theksoi se “turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë e vendit”/ Klankosova.tv
Marrëveshja për nënstacionet e kërkim shpëtimit, foto: Klan Kosova
The post Italia Pejës, Deçanit dhe Junikut iu dhuron pajisje për kërkim-shpëtim malor appeared first on Klan Kosova.