Home > Uncategorized > Nëna dhe babai, apo prindi 1 dhe prindi 2? Dokumenti shkollor trazon prindërit (VIDEO)

Nëna dhe babai, apo prindi 1 dhe prindi 2? Dokumenti shkollor trazon prindërit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Emërtimet “nëna” e “babai” u larguan, e vend i lanë numrave 1 dhe 2.

Prindi 1 e 2 iu referuan shkollat e kryeqytetit prindërve në një dokument të marrëveshjes mes tyre e institucionit arsimor, raporton Klan Kosova.

Kjo shkaktoi revoltë, veçanërisht në “Elena Gjika” ku u bë publik ky dokument, nën dyshimet se prapa dy numrave fshihet një agjendë.

Ndaj edhe deklaruan se do të refuzojnë të nënshkruajnë një dokument të tillë.

Përmes këtij dokumenti, pretendohet se shkollat përfshihen në kauzat mbështetëse për komunitetin LGBT.

E juristët vlerësojnë se ka shkelje edhe të karakterit administrativ.

Në shkollën “Elena Gjika” nuk pranuan të prononcohen, por nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës konfirmuan se kjo është në kuadër të paketës me dokumente të unifikuara për shkolla, përkatësisht marrëveshje me prindërit, çka është hartuar vitin e kaluar në përputhje me praktikat evropiane.

Në DKA, mohojnë akuzat për mbështetjen e agjendave.

Dikasterit lokal të arsimit pritet t’i shkojë një kërkesë edhe nga Këshilli i Prindërve të kryeqytetit për tërheqjen e këtyre dokumenteve dhe respektimin e terminologjisë sipas kodit aktual. /Klankosova.tv

The post Nëna dhe babai, apo prindi 1 dhe prindi 2? Dokumenti shkollor trazon prindërit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights