Home > Uncategorized > Orkestra Ushtarake e West Point intonon Himnin e Republikës së Kosovës (VIDEO)

Orkestra Ushtarake e West Point intonon Himnin e Republikës së Kosovës (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Akademia Ushtarake Amerikane “West Point”, gjatë ditës së sotme organizoi një ceremoni pritjeje ushtarake.

Pritja u organizua për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj ceremonie, u intonua nga Orkestra Ushtarake edhe Himni i Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani u shpreh e nderuar për këtë pritje, teksa deklaroi se në këtë Akademi Ushtarake, shumë ushtarë të Kosovës janë shkolluar “për të mbajtur Republikën tonë të sigurt për të gjithë”.

Orkestra “West Point Band” është grupi më i vjetër aktiv i ushtrisë amerikane, i themeluar në vitin 1817. /Klankosova.tv

The post Orkestra Ushtarake e West Point intonon Himnin e Republikës së Kosovës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights