Home > Uncategorized > Shkon në 37 numri i të vrarëve në Bejrut

Shkon në 37 numri i të vrarëve në Bejrut

//
/
Comments are Off

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka bërë thirrje për një hetim mbi shpërthimet e pajxherëve dhe telekive radiofonike në Bejrut të Libanit këtë javë.

Të paktën 37 njerëz u vranë dhe rreth tre mijë u plagosën pasi pajisjet e dorës, të përdorura nga Hezbollah, shpërthyen të martën dhe të mërkurën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon përdorimin e pajisjeve me grackë në formën e objekteve portative në dukje të padëmshme”, tha Turk në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit mbrëmë.

“Është një krim lufte kryerja e dhunës me qëllim përhapjen e terrorit midis civilëve,” shton ai, duke bërë thirrje për një hetim “të pavarur, rigoroz dhe transparent”.

The post Shkon në 37 numri i të vrarëve në Bejrut appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights