Nesër nga ora 15:00 do të luhet derbi i kësaj jave mes Dritës dhe Ballkanit.
Për ndeshjen ka folur trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, i cili u shpreh i bindur se të dyja skuadrat do të shfaqin nesër lojë të mirë.
Ramadani foli edhe për cilësinë e fushave sportive në Kosovë, ku tha se lëndimet e kanë mërzitur, pasi sipas tij, ato kanë ardhur si pasojë e fushave të rënduara.
“Na kanë mërzitur shumë, por lëndimet janë pjesë e lojës, pjesë e futbollit dhe s’kemi çfarë bëjmë. Por, ndoshta duhet të vetëdijësohemi të gjithë dhe sa më shpejtë t’i shmangemi fushave që po i zhvillojmë ndeshjet. Këto lëndime janë lëndime teknike që vijnë nga fushat e rënda, ku brenda një muaji kemi dy lëndime të rënda. Shpresoj që as ne, por asnjë futbollist i skuadrave tjera të mos pësojë lëndim”, tha ai
Nesër ndeshjen mes Dritës dhe Ballkanit mund ta ndiqni LIVE në kanalet sportive të Artmotion.
The post Trajneri i Dritës flet para derbit ndaj Ballkanit: Fushat e rënduara, po e pësojnë futbollistët appeared first on Klan Kosova.