Qeveria e Kosovës dje në mbledhje ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban- Banjskë, ta emërtojë ‘’Afrim Bunjaku’’.
Ky segment u përuruar pikërisht sot, në njëvjetorin e rënies së rreshterit Bunjaku dhe tani mban emrin e Heroit të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
Kujtojmë se në orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Fotografia nga Ekonomia Online.
The post Emri i heroit Afrim Bunjaku vuloset në rrugën Ballaban-Bansjkë appeared first on Klan Kosova.