Pejës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup.
Skuadra e Rami Hadar, u mposht në Greqi nga Maroussi.
Në duelin e parë, të luajtur të martën, ekipi pejan u mposht me rezultatin 98:75.
Peja do ta luaj edhe ndeshjen e dytë të enjten ndaj Maruossit.
Maruoussi gjatë tërë ndeshjes është treguar ekip më i mirë dhe gjatë tërë kohës ka qenë në epërsi ndaj Pejës.
Edhe pse katër lojtarë të Pejës e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ata nuk arritën ta ndihmojnë ekipin kosovar për të evituar humbjen me 23 pikë dallim.
Darnell Cowart, përforcimi më i ri i Pejës që debutoi ndaj Maroussit ishte më efikasi me 21 pikë të shënuara kurse Jawaun Daniels realizoi 17 sosh.
Edhe përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave që luhet të enjten mbrëma, do të zhvillohet në Greqi.
The post Peja e humb ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup appeared first on Klan Kosova.