Home > Uncategorized > Bajrami thotë se inflacioni është 22% e jo 1.4, i kërkon Muratit përballje televizive për “çmimet e ulëta”

Bajrami thotë se inflacioni është 22% e jo 1.4, i kërkon Muratit përballje televizive për “çmimet e ulëta”

//
/
Comments are Off

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili iu referua një grafike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, ku thuhet se Kosova ka rritjen më të ulët të çmimeve në rajon, me 1.4 për qind.

Ndërsa, Bajrami tha se rritja mesatare e çmimeve prej që e ka marrë mandatin ministri Murati  është 22 për qind, e sipas saj, këtij 22 për qindëshi i është shtuar plus 1.4 për qind në muajin e fundit.

“Por, manipulimi i fundit i kontabilistit, në pozitën e ministrit nuk është për të ju bindur se nuk janë rritur çmimet, se Hekurani e din që ju i dini lëvizjet e çmimeve në baza ditore, ky manipulim është më shumë për me largu vëmendjen nga demaskmi që po u bëhet aferave korruptive të Lëvizjes Vetëvendosjes, andaj edhe njëherë unë kërkoj nga Lëvizja Vetëvendosje të ju shpjegoj qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret”.

“Tregoni se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e dëshmitares një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet me dëshmu partia këtu?”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Bajrami i kërkoi ballafaqim Muratit në cilëndo studio televizive për të folur për ekonominë, teksa shtoi se procesin e intervistimit të Dejona Mihalit, duke thënë se do të ishte deri diku e arsyeshme që të intervistoheshin këshilltarët e Nagip Krasniqit, por sipas saj, të intervistohet dikush që siç tha, s’ka lidhje zyrtare me KEK-un, s’ka arsye, përveç, kur prokurimi, sipas saj, 273 milionësh të tenderëve sekret gatuhet në zyrat e VV-së.

“E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët. Hekuran, zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati”, tha ajo.

The post Bajrami thotë se inflacioni është 22% e jo 1.4, i kërkon Muratit përballje televizive për “çmimet e ulëta” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights