Home > Uncategorized > Arrestohet burri në Fushë Kosovë, lëndoi një zyrtar policor

Arrestohet burri në Fushë Kosovë, lëndoi një zyrtar policor

//
/
Comments are Off

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili ka rezultuar me urdhëresë aktive.

I njëjti gjatë arrestimit ka rezistuar ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti gjatë verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresë aktive. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me që rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës.

The post Arrestohet burri në Fushë Kosovë, lëndoi një zyrtar policor appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights