Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji më 1 vit burg.
Gjatë mbledhjes u diskutua rreth aksionit të opozitës pas këtij vendimi për Salianjin.
Vendimet e marra në mbledhjen e Grupit të PD-së do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e Kryesisë që pritet të mbahet pasditen e sotme.
Euronews.al bëri të ditur se me këtë vendim Salianjit jo vetëm që pritet t’i ndërpritet menjëherë mandati, por edhe rrezikon që të mos jetë deputet në legjislaturën 2025-2029.
The post Ervin Salianji dënohet me një vit burg, pritet të humb mandatin si deputet në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on Klan Kosova.