Një 13-vjeçar në Shkodër dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.
Ai është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër për të marrë mjekim, derisa bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetë, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas informacioneve të policisë, i mituri dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, në rrugën e Kalasë Rozafa”.
“Rreth orës 16:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim një i mitur 13 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë në rrugën e Kalasë Rozafa. 13-vjeçari, ndodhët jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Dyshohet se u rrëzua nga biçikleta, 13-vjeçari nga Shkodra përfundon në spital appeared first on Klan Kosova.