Një burrë nga Kalifornia e ShBA-së fitoi 10 milionë dollarë në lotari, vetëm një ditë pasi kishte fituar 2,000 dollarë në kazino – dhe fati i tij nuk ndaloi aty.
Bradley Bullock tregoi për zyrtarët e Lotarisë së Kalifornisë se, pas fitores në kazino, ai u zgjua me nevojën për një pije energjike. Gjatë ndalesës në dyqanin 7-Eleven, ai bleu dy bileta gërvishtëse të lotarisë.
Më vonë gjatë ditës, ai kuptoi se njëra prej tyre ishte fituese e çmimit të madh prej 10 milionë dollarësh.
“Para se ta gërvishtja biletën, e skanova me aplikacionin e lotarisë dhe kuptova menjëherë se kisha fituar”, tha Bullock.
Fati i tij vazhdoi të nesërmen, kur bashkë me një mik fituan edhe 29,000 dollarë në një vizitë tjetër në kazino.
The post Fat i jashtëzakonshëm: Fiton 10 milionë dollarë në lotari dhe 29 mijë në kazino appeared first on Klan Kosova.