Dy ditë më parë, Irani ka lëshuar rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit, përkatësisht kryeqytetit Tel Aviv.
Në lidhje me këto zhvillime ka folur Koloneli Ismet Ibishi, i cili dha detaje për raketat që i përdori Irani në sulmin ndaj Izraelit.
Ibishi tha në “Ora Shtatë” në Klan Kosova se Iranit i janë dashur vetëm 7 minuta që të arrijnë në Izrael.
“Sic kam parë nga literatura, Iranit i janë dashur 7 minuta që raketat të arrijnë në Izrael. Po flasim për 1 mijë e 400 kilometra”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Nga sulmi iranian mbetën të vrarë gjashtë izraelitë, teksa shumica e raketave iraniane u shkatërruan në ajër nga sistemi anti-raketor i Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
The post Koloneli Ibishi: Iranit iu deshën veç 7 minuta që raketat të mbërrinin në Izrael appeared first on Klan Kosova.