Një pikturë e blerë për 50 dollarë në New York pritet të arrijë deri në 200 mijë dollarë në ankand, pasi u zbulua se është një vepër e vitit 1912 nga artistja kanadeze Emily Carr.
Art-dileri Allen Treibitz e gjeti pikturën në Hamptons dhe pas kërkimeve kuptoi se ajo titullohet Masset Q.C.I.. Vepra, që përshkruan një arushë të gdhendur në një shtyllë totemike, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm në galerinë Heffel në Toronto.
“Ky është zbulimi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë”, tha Treibitz.
The post Piktura e blerë për 50 dollarë pritet të kushtojë deri në 200 mijë appeared first on Klan Kosova.