Home > Uncategorized > Kurti: Liberalizimi s’e ka rritur migrimin, ka njerëz që shkojnë në mënyrë të rregullt dhe kthehen

Kurti: Liberalizimi s’e ka rritur migrimin, ka njerëz që shkojnë në mënyrë të rregullt dhe kthehen

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ndër të tjera foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se nuk e ka rritur migrimin.

Ai është shprehur se ka që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen.

“Pikërisht ashtu siç e patëm paraparë, liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin, përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti gjithashtu pati edhe një thirrje për mërgatën, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë rast unë bëj thirrjen edhe njëherë mërgatës sonë, që për dallim prej para tri dekadave, kur u thonim kontribuoni duke sakrifikuar, tash iu themi, investoni për të fituar. Ata janë pjesë e zhvillimit dhe rritjes sonë dhe ne dëshirojmë që këtë poashtu ta rrisim e ta zhvillojmë”, u shpreh tutje ai.

The post Kurti: Liberalizimi s’e ka rritur migrimin, ka njerëz që shkojnë në mënyrë të rregullt dhe kthehen appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights