Home > Uncategorized > Lëndohen tre persona nga aksidenti mes tri veturave në rrugë Prishtinë – Mitrovicë

Lëndohen tre persona nga aksidenti mes tri veturave në rrugë Prishtinë – Mitrovicë

///
Comments are Off

Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai tha se si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

“Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Prekazi.

mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f
Verified by MonsterInsights