Home > Uncategorized > Betejë për çdo top në “Zahir Pajaziti”, s’ka gola në pjesën e parë

Betejë për çdo top në “Zahir Pajaziti”, s’ka gola në pjesën e parë

//
/
Comments are Off

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit të Superligës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.

Në një betejë të fortë për çdo top në fushë, skuadrat i kanë mbajtur të paprekura portat e tyre, njofton Klankosova.tv

Në fakt, suharekasit e gjetën rrjetën e nikoqirit me anë të sulmuesit Adetunji, por paraprakisht Tolaj e kishte prekur topin me dorë dhe goli u anulua.

Bejamin Emini dhe Hamdi Namani janë ndëshkuar me kartona të verdhë, kurse nga mysafirët nuk pati ndonjë “zverdhje”.

Ndeshja u ndërpre dy herë pasi tifozët vendas kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, raporton Klankosova.tv.

Ky duel është i vlefshëm për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Deri tani të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 13 pikë.

The post Betejë për çdo top në “Zahir Pajaziti”, s’ka gola në pjesën e parë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights