Aston Villa dhe Manchester United do të zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 7-të në Premier League këtë të diel.
Skuadra e Unai Emery ndodhet në një formë mjaft të mirë këtë sezon, ku ka arritur 13 pikë pas 6 xhirove të luajtura, e pozicionuar në vend të 6-të.
Ndërkohë, skuadra e Erik ten Hag ka vuajtur për rezultate të mira deri tani, duke arritur vetëm dy fitore pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, krahas 3 humbjeve dhe një barazimi, e pozicionuar në vend të 14-të.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Aston Villa XI: Martinez; Cash, Konsa, Pau Torres, Digne; Barkley, Tielemans, Philogene; Bailey, Watkins, Rogers.
Man Utd XI: Onana; Mazraoui, Maguire, Evans, Dalot; Mainoo, Eriksen; Garnacho, Fernandes, Rashford; Hojlund.
Dueli fillon nga ora 15:00.