Emisari i BE-së për dialogun, Miroslac Lajçak, ka thënë se në Mal të Zi mori pjesë në edicionin e këtij viti të “Forumit To Be Secure”.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se duke parë të ardhmen e rajonit, theksoi se BE-ja duhet të marrë prioritetet e saj drejt për të shmangur sfidat në Ballkanin Perëndimor.
“Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, u takova edhe me lidershipin politik për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në vend”.
“Theksova se Mali i Zi është i pozicionuar mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetvetiu dhe vendi duhet të fokusohet plotësisht në mbylljen e kapitujve dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”.
The post Lajçak:BE-ja duhet të marrë prioritetet e saja për të shmangur sfidat në Ballkanin Perëndimor appeared first on Klan Kosova.