Home > Uncategorized > Tema magjepsëse sonte në Sports Show në Klan Kosova

Tema magjepsëse sonte në Sports Show në Klan Kosova

//
/
Comments are Off

Emisioni Sports Show në Klan Kosova do të jetë i begatë këtë të diele më tema të shumta.

Ndër të tjera mund të ndiqni rrëfimin e babait të Arbër e Besfort Zenelit, Avni Zeneli, i cili flet për hatërmbetjet që kanë më Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në këtë emision do të diskutohet edhe për letrën që ka publikuar Federata e Futbollit e Kosovës për kërkim faljen nga treshja e përjashtuar gjatë grumbullimit të shtatorit.

Po ashtu mund të ndiqni ekskluzivisht intervistën e Edon Zhegrovës, i cili flet mes tjerash edhe për formën fantastike që po kalon te Lille.

I pranishëm do të jetë edhe ish-kapiteni Anel Rashkaj, me të cilin do të diskutohet për ndeshjet që Kosova do t’i luajë gjatë tetorit.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në Sports Show, duke nisur nga ora 21:30.

Mos e humbisni!

The post Tema magjepsëse sonte në Sports Show në Klan Kosova appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights