Home > Uncategorized > Kolonat nga reshjet e shiut në Prizren, po bllokojnë autoambulancat (VIDEO)

Kolonat nga reshjet e shiut në Prizren, po bllokojnë autoambulancat (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Reshjet e shiut kanë krijuar kolona në Prizren, e sidomos në rrugën “Tirana”, aty ku dhe gjendet shërbimi i urgjencës i qendrës kryesore të mjekësisë familjare.

Sipas korrespodentit të Klan Kosovës, Nuhi Salihu, kjo po bllokon qarkullimin e autoambulancave, njofton Klankosova.tv.

“Reshjet e shiut me intensitet të ulët kanë qenë të pranishme dje gjatë gjithë ditës, por fatmirësisht nuk raportohet të ketë pasur vërshime. Por vlen të theksohet se si pasojë e këtyre reshjeve janë krijuar kolonat, sidomos në rrugën “Tirana” aty ku ndodhen qendrat tregtare. Kjo është një shqetësim i vazhdueshëm. Në atë rrugë ku po krijohen kolona, ndodhet dhe shërbimi i urgjencës i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, dhe herë pas here bllokohen autoambulancat, të cilat i ofrojnë ndihmën e parë qytetarëve”, tha Salihu në “Ora Shtatë”, njofton Klankosova.tv.

The post Kolonat nga reshjet e shiut në Prizren, po bllokojnë autoambulancat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights